Ministria e Financave: Shpenzimet publike në janar, 38.6 miliardë lekë
2024-02-28 15:31:38

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shpenzimet e përgjithshme publike për muajin e parë të vitit 2024 arritën në rreth 38.6 miliardë lekë, me një realizim në masën 89.2 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 10.3 për qind më i lartë ose rreth 3.6 miliardë lekë më shumë, bën të ditur “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas raportit të publikuar nga Ministria e Financave mbi treguesit fiskalë, shpenzimet korente kanë shënuar një realizim në masën 92.7 për qind të planit të periudhës dhe 6.4 për qind të planit vjetor.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Niveli i suficitit në muajin e parë të vitit 2024 rezultoi në rreth 15.8 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i suficitit ka rezultuar 2.9 për qind më i lartë. (Elona)