Mjeti zhytës kinez me pilot "Jiaolong", operacioni i parë në Oqeanin Atlantik
2024-02-28 21:09:14

foto nga CFP

Mjeti zhytës me pilot "Jiaolong" / foto nga CFP

Mjeti zhytës me pilot "Jiaolong", i zhvilluar në mënyrë të pavarur nga Kina, ka përfunduar zhytjet e tij të para në Oqeanin Atlantik gjatë ekspeditës së 83-të oqeanike të Kinës, tha të martën Shoqata e Kërkim-Zhvillimit të Burimeve Minerare Oqeanike e Kinës (COMRA).

Mjeti bëri 23 zhytje të suksesshme në Atlantikun e Jugut deri më 23 shkurt, duke shënuar një rekord prej nëntë zhytjesh gjatë nëntë ditëve.

"Jiaolong" kreu veprime të hollësishme dhe efektive në disa zona hidrotermale me mjedis të ndërlikuar dhe mori afro 300 mostra gjeologjike e biologjike, si dhe të dhënat mjedisore e materiale pamore prej 4 terabajtësh, njoftoi COMRA.

Anija "Shenhai nr.1", anija nënë e mjetit zhytës "Jiaolong"

Ekspedita e 83-të oqeanike e Kinës zhvillon për herë të parë operacionin me mjet zhytës me pilot në Oqeanin Atlantik.

Zbulimet fillestare vërtetojnë një ngjashmëri të lartë midis komuniteteve biologjike hidrotermale në Atlantikun e Jugut dhe atyre në Atlantikun e Veriut.

Gjatë ekspeditës u zhvillua edhe hetimi mbi ekosistemin e malit detar në  Atlantikun e Jugut.

Këto zbulime kanë plotësuar shumë zbrazëti në hetimet e biodiversitetit mbi pjesën jugore të Oqeanit Atlantik dhe do të ndihmojnë botën në njohjen, mbrojtjen dhe shfrytëzimin më të mirë të thellësive detare, tha COMRA. (Wang Lei/ Artan)