Kina nxjerr bazën e të dhënave të rasteve ligjore
2024-02-28 10:19:19

Foto nga VCG

Një bazë të dhënash e çështjeve të gjykuara nga gjykatat popullore u bë e disponueshme për publikun të martën, sipas Gjykatës së Lartë Popullore, bën të ditur “Xinhua”.

Baza e të dhënave përmban raste që janë shqyrtuar nga gjykata dhe vlerësohet se kanë vlerë reference për raste të ngjashme.

Nisma synon të nxjerrë në pah efektin praktik të çështjeve për t'i shërbyer më mirë gjykimit dhe kërkimit akademik dhe të rrisë ndërgjegjësimin për të drejtën publike. (Elona)