Kompanitë e huaja, optimiste për tregun kinez në vitin 2024
2024-02-28 15:35:08

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shumica e 183 kompanive të studiuara janë optimiste për rritjen e tregut kinez, sipas një raporti të publikuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Kinën jugore, citon “Xinhua”.

Nga këto kompani, 76 për qind planifikojnë të riinvestojnë në Kinë në vitin 2024. Për ata që kanë plane për riinvestim, 45 për qind deklarojnë se fusha e tyre kryesore e investimeve fokusohet në shitje, marketing dhe zhvillim biznesi. Fusha të tjera kyçe përfshijnë kërkimin dhe zhvillimin, automatizimin dhe zhvillimin e produktivitetit, sipas raportit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Raporti special vjetor mbi gjendjen e biznesit në Kinën jugore konsiderohet si një dritare e rëndësishme në mjedisin e biznesit të Kinës. Ky vit shënon publikimin e 20-të të raportit nga Dhoma Amerikane e Kinës Jugore.

Ndërmarrjet e studiuara nga raporti vijnë nga Kina, SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe vende e rajone të tjera, nga të cilat sipërmarrjet tërësisht të huaja përbëjnë më shumë se gjysmën. Kompanitë amerikane përfaqësojnë gati gjysmën e bizneseve të studiuara.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjashtëdhjetë e gjashtë për qind e kompanive amerikane pretendojnë se do të mbeten të përkushtuara ndaj tregut kinez, duke përfaqësuar përqindjen më të lartë të të gjitha bizneseve të studiuara. (Elona)