Logjistika e importit të Kinës shënoi rritje të fortë në 2023-shin
2024-02-28 10:36:10

Foto nga VCG

Logjistika e importit të Kinës regjistroi një zgjerim të qëndrueshëm në vitin 2023, treguan të dhënat nga Federata Kineze e Logjistikës dhe Blerjeve.

Vlera totale e logjistikës së importit të vendit qëndroi në 18 trilion juanë (rreth 2.53 trilion dollarë amerikanë) vitin e kaluar, me rritje vjetore prej 13 për qind, shkruan “Xinhua”.

Konkretisht, fluksi i mallrave të importuara me shumicë u zgjerua më tej. Importet e produkteve energjetike të Kinës, si nafta e papërpunuar, gazi natyror dhe qymyri, arritën në 1.16 miliardë tonë, duke u rritur me 27.2 për qind.

Vendi importoi gjithashtu 1.46 miliardë tonë mineral hekuri, alumini dhe minerale të tjera metalike në vitin 2023, 7.6 për qind më shumë se një vit më parë. (Elona)