Marrëveshja e Lehtësimit të Investimeve, zgjidhje për përfitime të përbashkëta në një mjedis miqësor biznesi
2024-02-28 21:28:26

Konferenca e 13-të Ministrore e OBT-së (MC13) ka mbledhur së bashku ministrat e tregtisë dhe zyrtarët e lartë nga e gjithë bota për të diskutuar për tregtinë, reformën e OBT-së dhe çështje të tjera. Ndër to, kontributet dhe propozimet e Kinës kanë tërhequr vëmendje të veçantë. Në një intervistë për CGTN-in, ambasadori i Kinës në OBT Li Chenggang tha se Marrëveshja e Lehtësimit të Investimeve për Zhvillimin ka fituar mbështetje të gjerë dhe do të rigjallërojë përpjekjet e OBT-së për të sjellë përfitime për njerëzit.

Li Chenggang:

Gjatë dekadave të kaluara, pothuajse 30 vjet, OBT-ja nuk ka arritur kurrë një marrëveshje të vërtetë shumëpalëshe. Gjëja e parë për të cilën doja të flisja është gjetja e interesave të përbashkët. Për shembull, lehtësimi i investimeve natyrisht është shumë i rëndësishëm për vendet në zhvillim, veçanërisht për vendet më pak të zhvilluara. Kjo marrëveshje (Marrëveshja e Lehtësimit të Investimeve për Zhvillimin) mund t'i ndihmojë ato të krijojnë një mjedis më miqësor për investimet, apo jo? Mund të tërheqë më shumë investime të drejtpërdrejta të huaja. Por ne gjithashtu duhet ta dimë që shumica e investimeve të drejtpërdrejta të huaja vijnë nga vendet e zhvilluara, prej investitorëve nga vendet e zhvilluara. Mendoj që kjo do të sjellë përfitime për të dy palët. Prandaj është nisur nga vendet në zhvillim dhe mbështetet gjerësisht nga vendet e zhvilluara. Tashmë ka 125 pjesëmarrës, më tepër se tre të katërtat e të gjithë anëtarësisë. Mendoj se ky është një numër magjik. Në fillim të zbatimit të marrëveshjes, disa e quajtën atë si "qasje shumëpalëshe". Por në fund, ajo u kthye në rezultate shumëpalëshe. Mendoj se ky është një ndryshim i madh që do të ndryshojë edhe modelin e punës sonë. Marrëveshja do të krijojë një shembull dhe ne mund të reflektojmë më tej se si t'i reformojmë funksionet e Organizatës Botërore të Tregtisë, për të sjellë më shumë përfitime për njerëzit