Meksika i kërkon SHBA-së të rregullojë statusin ligjor të emigrantëve
2024-02-28 15:37:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Meksika kërkon nga SHBA-ja të rregullojë statusin ligjor të meksikanëve pa dokumente që kanë punuar në këtë vend për më shumë se pesë vjet, duke përfshirë gjysmë milionë të rinj të mbrojtur nga Akti i Veprimit të Shtyrë për Ardhjet në Fëmijëri.

Ministrja e Jashtme meksikane, Alicia Barcena, theksoi rëndësinë e punëtorëve emigrantë meksikanë për ekonominë e SHBA-së dhe i kërkoi përsëri Uashingtonit zyrtar të rregullojë statusin e tyre ligjor, shkruan “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Meksikanët që punojnë në Shtetet e Bashkuara kontribuojnë me mbi 324 miliardë dollarë amerikanë në vit në ekonominë e vendit, në sektorë thelbësorë si bujqësia, shërbimet dhe ndërtimi”,- tha Barcena në një konferencë për shtyp.

Fluksi i emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë u rrit në nivele të paprecedentë në fund të vitit 2023. Në dhjetor 2023, Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së regjistroi afro 250.000 takime me emigrantë që kalonin kufirin SHBA-Meksikë, rekordi total mujor më i lartë në histori.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për të frenuar emigracionin masiv, Shtetet e Bashkuara duhet të miratojnë një buxhet prej 20 miliardë dollarësh në vit për të promovuar zhvillimin në Amerikën Latine dhe Karaibe, tha Barcena, duke i bërë thirrje SHBA-së të heqë sanksionet ndaj Venezuelës dhe embargon tregtare kundër Kubës.

Ka rreth 37.3 milionë meksikanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, me rreth 5.3 milionë që janë pa dokumente, sipas qeverisë meksikane.(Elona)