Tianjin nis rrugën e parë për automjetet e lidhura inteligjente
2024-02-28 15:22:42

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një rrugë për automjetet e lidhura inteligjente u hap të hënën si një projekt demonstrues në distriktin Baodi, komuna Tianjin e Kinës veriore. Kjo shënon nismën e parë të këtij lloji në këtë qytet.

Rruga prej 11.3 km lidh stacionin e trenit të shpejtësisë së lartë të Baodit dhe Qytetin Teknik Pekin-Tianjin Zhongguancun.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për një autobus të zgjuar, rruga me pesë ndalesa zgjat vetëm 18 minuta, me shpejtësinë e drejtimit të autobusit që arrin 70 km në orë, shkruan “Xinhua”.

Rruga është e pajisur me një sistem kontrolli “cloud” që mundëson sensibilizimin, planifikimin dhe vendimmarrjen e koordinuar për automjetet dhe monitorimin në kohë reale të tyre.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të 19 kryqëzimet përgjatë rrugës janë pajisur me një sistem inteligjent kontrolli semaforik, i cili u jep përparësi mjeteve të transportit publik dhe shkurton ndjeshëm kohëzgjatjen e udhëtimit me autobus. (Elona)