Presidenti i Kinës dhe ai i Sierra-Leones zhvilluan bisedime në Pekin
2024-02-28 18:16:41

foto nga CMG

foto nga CMG

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij i Sierra-Leones Julius Maada Bio, që po bën një vizitë shtetërore në Kinë, zhvilluan të hënën bisedime në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin.

Gjatë mbi 50 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, Kina dhe Sierra-Leone e kanë mbështetur në mënyrë të vendosur njëra-tjetrën në çështjet që kanë të bëjnë me interesat thelbësore të palës tjetër, kanë bashkëpunuar në mënyrë efektive në fushat e zhvillimit ekonomik e shoqëror, kanë ruajtur koordinimin e ngushtë në çështjet ndërkombëtare dhe të dy popujt kanë lidhur një miqësi të thellë. Presidenti Xi shprehu besimin se kjo vizitë e presidentit Bio do t'i  japë një forcë të re nxitëse zhvillimit të gjithanshëm dhe thellimit të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe do të nxitë shtimin e rezultateve të bashkëpunimit miqësor dypalësh. (Wang Lei/ Artan)