Avionët kinezë "C919" dhe "ARJ21" nisin turneun e fluturimit në Azinë Juglindore
2024-02-27 16:34:05

CMG

Avionët kinezë "C919" dhe "ARJ21" të krijuar nga Korporata e Avionëve Komercialë e Kinës (COMAC) debutuan në shfaqjen ajrore të Vietnamit të hënën, për një turne demonstrues fluturimi në pesë vende të Azisë Juglindore, njoftoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG). 

Shfaqja ajrore katërditore e Vietnamit është planifikuar nga e hëna deri të enjten. Të dy avionët fluturuan nga Singapori për në aeroportin ndërkombëtar "Van Don" të Vietnamit në provincën veriore Quang Ninh të hënën, pas pjesëmarrjes në Shfaqjen Ajrore  të Singaporit, ku ata bënë paraqitjen e parë në një veprimtari të tillë jashtë Kinës. 

CMG

CMG

Në dy javët e ardhshme, "C919" dhe "ARJ21-700" do të kryejnë fluturime demonstruese në Vietnam, Laos, Kamboxhia, Malajzi dhe Indonezi për të verifikuar përshtatshmërinë e tyre ndaj aeroporteve dhe linjave në vendet e Azisë Juglindore, duke vënë themelet për zhvillimin e tregut të ardhshëm në rajon, u shpreh CMG-ja.

"C919" është një avion udhëtarësh me trup të ngushtë me kapacitet maksimal prej 192 vendesh, ndërsa "ARJ21-700" është një avion me dy motorë që ka në maksimum 90 vende. Vizitorët në shfaqitjen ajrore të COMAC-ut në Vietnam do të kenë mundësi për të parë avionët nga brenda. 

Avioni i parë "C919" e bëri fluturimin e tij komercial përurues midis Shangait të Kinës Lindore dhe kryeqytetit të Kinës Pekin në 28 maj të vitit të kaluar. Deri tani katër avionë "C919" janë në funksionim, duke u shërbyer më shumë se 110 000 udhëtarëve. 

CMG

Avoni rajonal "ARJ21" mund të transportojë 78 deri 97 udhëtarë në një interval 2 225 deri 3 700 kilometra. Ai ka kapacitete të jashtëzakonshme për sa i përket ngritjes e uljes në aeroporte në temperatura të larta dhe në lartësi të mëdha, si edhe aftësi të mëdha në përballimin e erërave të forta. Gjithsej 127 avionë "ARJ21" janë dorëzuar që nga vënia e tyre në funksionim komercial në qershor të vitit 2016, duke transportuar në mënyrë të sigurt më shumë se 11 milion udhëtarë.