Universitetet e Pekinit do të zgjerohen në Zonën e Re Xiong'an
2024-02-27 15:42:46

Foto nga VCG

Foto nga VCG

15 universitete në Pekin do të krijojnë kampuse të reja në Zonën e Re Xiong'an, si pjesë e zhvillimit të koordinuar të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei, u njoftua në një forum industrial në kryeqytetin kinez, shkruan “China Daily”.

Katër universitete që do të vendosen në Xiong'an - Universiteti Jiaotong i Pekinit, Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë i Pekinit, Universiteti i Pyjeve të Pekinit dhe Universiteti i Gjeoshkencave të Kinës (Pekin) - kanë filluar tashmë ndërtimin e kampuseve të tyre në Xiong'an.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Detajet u zbuluan gjatë Forumit të Zhvillimit Bashkëpunues të Arsimit Pekin-Tianjin-Hebei.

Deri në 202 shkolla fillore dhe të mesme në Pekin dhe Tianjin kanë krijuar partneritete arsimore me 273 homologe lokale në provincën Hebei, që është një nga frytet e zhvillimit të koordinuar në sektorin e arsimit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Forumi përfshiu gjithashtu publikimin e një raporti mbi zhvillimin bashkëpunues të arsimit në rajon që tregon se edhe pse është bërë përparim gjatë dekadës së fundit, ka ende pabarazi në nivelet e zhvillimit në të tre fushat. Sipas raportit, ndërsa Pekini dhe Tianjin mbajnë pozita udhëheqëse në zhvillimin arsimor kombëtar, arsimi në provincën Hebei është duke mbetur prapa. (Fatosi)