Vëllimi i tregtisë së jashtme të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei, rritje 34.4 % në dhjetë vjet
2024-02-27 20:33:55

Më 26 shkurt të 10 vjetëve më parë, zhvillimi i bashkërenduar i rajonit Pekin-Tianjin-Hebei  u përcaktua si strategji kombëtare e Kinës. Sipas të dhënave doganore, gjatë këtyre 10 vjetëve, rajoni Pekin-Tianjin-Hebei ka zbatuar politikën e hapjes së nivelit të lartë dhe vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së jashtme të tij u ngrit nga 3.74 trilionë juanë në vitin 2012 në 5.03 trilionë juanë më 2023, me një rritje prej 34.4 për qind.

Porti Tianjin/ foto CFP

Bashkërendimi në novacion dhe në industri është mbështetja kryesore për zhvillimin me cilësi të lartë të këtij rajoni. Gjatë 10 vjetëve, bashkërendimi është mishëruar edhe në përmirësimin e mjedisit të biznesit, uljen e kostos së logjistikës dhe lehtësimin e procedurave të zhdoganimit. (Wang Lei/ Artan)

foto nga CFP

foto nga CFP