Kina ofroi ndihmë juridike për punëtorët migrues në 480.000 raste në vitin 2023
2024-02-27 14:58:19

CFP

CFP

Agjencitë e ndihmës juridike në Kinë trajtuan 480.000 raste në lidhje me ndihmën ligjore për punëtorët migrues në vitin 2023, njoftoi Ministria e Drejtësisë, citon “Xinhua”.

Gjatë vitit të kaluar, agjencitë e ndihmës juridike ndihmuan 540.000 punëtorë migrues të rikuperonin gjithsej 6.8 miliardë juanë (956.7 milionë dollarë amerikanë) në paga të papaguara, gjë që ka mbrojtur në mënyrë efektive të drejtat dhe interesat legjitime të punëtorëve migrues.

Sipas ministrisë, gati 1 milion qendra dhe stacione të shërbimit ligjor në të gjithë vendin i kanë bërë shërbimet ligjore më të aksesueshme për punëtorët migrues. (Fatosi)