Shpërthimet në tubacionin “Nord Stream” Danimarka i quan akt sabotazhi
2024-02-27 16:04:24

Nord Stream (Foto Rtsh)

Nord Stream (Foto Rtsh)

Danimarka njoftoi të hënën mbylljen e hetimeve për shpërthimet në tubacionin e Nord Stream 2 në vitin 2022, duke dalë në përfundimin se ishte një akt sabotazhi, njofton “RTSH”.

Tubacioni përdoret për të transferuar gazin rus drejt Gjermanisë, por në shtator 2022 ndodhën një seri shpërthimesh në segmente të caktuara të projektit në Detin Baltik, duke lëshuar sasi metani në ajër në zonat ekonomike të Suedisë dhe Danimarkës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rusia dhe Perëndimi akuzuan njëra-tjetrën nisur nga situata me konfliktin në Ukrainë, por palët mohuan përgjegjësinë.

“Nuk ka arsye të mjaftueshme për të hapur një çështje penale në Danimarkë, ndaj Policia e Kopenhagës vendosi të mbyllë hetimin penal mbi shpërthimet”,- njoftoi policia daneze.

Suedia këtë muaj hoqi dorë nga hetimet mbi shpërthimet, duke njoftuar se nuk kishte juridiksionin për ta çuar më tej hetimin, por dorëzoi provat te hetuesit gjermanë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për Rusinë, hetimi i shpërthimeve në Nord Stream 2 ishte afër absurdit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, deklaroi se Danimarka pranoi aktin e sabotazhit të paramenduar, por vendosi mos ta ndjekë çështjen, sepse përfshiheshin aleatët e ngushtë të vendit.  (Fatosi)