Austriakët protestuan jashtë Parlamentit kundër ekstremizmit të djathtë
2024-02-27 14:44:07

Protesta ne Austri (Foto Rtsh)

Protesta ne Austri (Foto Rtsh)

Mijëra qytetarë austriakë protestuan në sheshin para Parlamentit në Vjenë, për të marrë pjesë në aktivitetin “Deti me drita”, kundër ekstremizmit të djathtë, i cili shihet si kërcënim ndaj demokracisë, njofton “RTSH”.

Në më shumë se 30 lokacione, protestuesit mbajtën blicët e celularëve ndezur, ose një qiri në dorë.

Nisma “Të mbrojmë demokracinë” u nxit nga zbulimi i faktit se në muajin nëntor ekstremistët në Gjermani, të përfaqësuar nga partia AfD, morën pjesë në një takim së bashku me ish-kreun e Lëvizjes Identitare të Austrisë, Martin Sellner, për të diskutuar planet rreth dëbimit të masë të miliona njerëzve të ardhur si emigrantë në këto dy vende.

Përveç organizimeve në komunitetet e vogla, tubimet u mbajtën edhe në kryeqendrat e provincave të Lincit, Salcburgut dhe Insbrukut, ndërsa të premten mbrëma u protestua edhe në Klagenfurt.

Një demonstratë më e madhe është planifikuar në mesin e muajit mars në Vjenë.  (Fatosi)