Fusha e naftës në Detin Bohai ka rezerva kumulative mbi 200 metra kub
2024-02-27 14:25:06

Prodhuesi më i madh në det i Kinës i naftës bruto dhe gazit natyror njoftoi se rezervat kumulative të provuara të naftës dhe gazit të fushës së saj të naftës Bozhong 26-6 tejkaluan 200 milionë metra kub, duke e bërë atë fushën më të madhe të naftës shkëmbore metamorfike në mbarë botën, njofton “CGTN”.

Fusha e naftës Bozhong 26-6 ndodhet në ujërat jugore të Detit Bohai, rreth 170 kilometra nga komuna Tianjin e Kinës veriore, me një thellësi mesatare uji mbi 22 metra.

E zbuluar vitin e kaluar, fusha e naftës ka zbuluar rezerva të reja të konfirmuara të naftës dhe gazit që tejkalojnë 40 milionë metra kub, njoftoi në një deklaratë Korporata Kombëtare e Naftës në Det të Hapur e Kinës (CNOOC).

Rezervuari i fushës së naftës Bohai 26-6 është nën shkëmbinjtë metamorfikë nën shtratin e detit në një thellësi prej disa kilometrash, sipas CNOOC.

Fusha e naftës vlerësohet të prodhojë më shumë se 30 milionë metra kub naftë bruto, e cila mund të plotësojë nevojat ditore të transportit të një milion ose më shumë banorëve në zonat urbane për më shumë se 20 vjet.

Fusha e naftës është gjithashtu e aftë të prodhojë mbi 11 miliardë metra kub gaz natyror, duke përmbushur konsumin e gazit të një milion ose më shumë banorësh në zonat urbane për më shumë se 60 vjet, tha Zhou Jiaxiong, zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i degës Tianjin të CNOOC. (Fatosi)