Presidenti i Sierra Leones do të vizitojë Kinën
2024-02-27 15:59:31

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping, presidenti i Republikës së Sierra Leone, Julius Maada Bio, do të bëjë një vizitë shtetërore në Kinë nga 27 shkurt deri më 2 mars, njoftoi të hënën, Hua Chunying, zëdhënësja e Ministrisë kineze të Jashtme, bën të ditur “Xinhua”.

Mao Ning, një tjetër zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, dha informacion shtesë rreth vizitës gjatë konferencës së përditshme për shtyp.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mao tha se presidenti Xi do të mbajë një ceremoni mirëseardhjeje dhe banket për presidentin Bio dhe se të dy krerët e shteteve do të zhvillojnë bisedime. Kryeministri kinez, Li Qiang, dhe ligjvënësi më i lartë Zhao Leji do të takohen të dy me presidentin Bio.

Mao vuri në dukje se Kina dhe Sierra Leone kanë një miqësi tradicionale. Ajo tha se që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike më shumë se gjysmë shekulli më parë, të dyja palët kanë mbështetur fuqishëm njëra-tjetrën për çështjet që kanë të bëjnë me interesat thelbësore të njëra-tjetrës, kanë kryer bashkëpunim efikas në fushën e zhvillimit ekonomik dhe social dhe kanë mbajtur një koordinim të ngushtë në çështjet ndërkombëtare.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas saj, besohet se kjo vizitë do të injektojë një shtysë të re në zhvillimin e gjithanshëm dhe të thelluar të lidhjeve Kinë-Sierra Leone dhe do të nxisë më shumë arritje në bashkëpunimin miqësor mes dy vendeve. (Fatosi)