Kina do të ofrojë shërbime më të mira për investitorët e huaj
2024-02-27 16:27:32

Xinhua

Xinhua

Kina do të vazhdojë të ofrojë shërbime më të mira për investitorët e huaj, tha të hënën zv.kryeministri kinez He Lifeng në Pekin. He, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, i tha këto në një takim me Sukanto Tanoton, kryetarin e Grupit "Royal Golden Eagle" (RGE) të Singaporit, gjatë së cilës të dy palët shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimin ekonomik të Kinës, thellimin e reformave dhe hapjes dhe zhvillimin e bizneseve të huaja në Kinë.

Numri dy i qeverisë kineze vuri në dukje se rimëkëmbja ekonomike e Kinës po forcohet dhe formimi i një modeli të ri zhvillimi është duke u përshpejtuar, gjë që ka krijuar më shumë mundësi për ndërmarrjet e huaja në Kinë. 

"Ne do të vazhdojmë të krijojmë një mjedis biznesi të orientuar nga tregu, të bazuar në ligj e të nivelit botëror dhe do të ofrojmë shërbime më të mira për investitorët e huaj," tha ai. 

Sukanto Tanoto u shpreh nga ana e tij se është optimist rreth tregut kinez e perspektivave të zhvillimit të Kinës dhe se grupi i tij do të vazhdojë të zgjerojë investimet në Kinë.