CMG-ja: ShBA-ja është sfida gjigante ndaj tregtisë botërore
2024-02-27 00:06:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ditët e fundit, Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të ShBA-së publikoi Raportin mbi Përputhjen e Kinës me Rregullat e OBT-së të vitit 2023, ku janë mohuar arritjet e Kinës në zbatimin e angazhimeve të saj, duke akuzuar që sistemi dhe politikat e Kinës kanë sjellë sfida gjigante ndaj tregtisë globale. ShBA-ja përpiqet të ngatërrojë faktet me të pavërtetat me anë të këtij raporti. Por kjo është një keqllogaritje, sepse faktet janë atje dhe nuk ndryshojnë, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).


Për vlerësimin e zbatimit të marrëveshjes së OBT-së nga Kina, ShBA-ja përdor një standard që nuk përcaktohet as sipas rregullave të OBT-së, as sipas marrëveshjeve të nënshkruara nga Kina, si protokolli i anëtarësimit të Kinës ose raporti i punës i anëtarësimit të Kinës, por të mbështetur mbi kritere subjektive. Analistët kanë vënë në dukje që nga raporti i palës amerikane, mund të shohim që ajo ka përcaktuar një standard thelbësor vlerësimi të Kinës në ndryshim të plotë me sistemin e ekonomisë socialiste të tregut me karakteristika kineze, duke i kërkuar palës kineze të bëjë reforma sistemore sipas kërkesave amerikane. Kështu, mund të shohim që ky raport nga ShBA-ja është hartuar me një qëllim negativ ndaj Kinës.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në përmbajtjen e këtij raporti, ShBA-ja mohon krejtësisht masat e shumta dhe arritjet e mëdha të Kinës në zbatimin e angazhimeve. Në vitin 2023, Kina u bë vendi i parë në zhvillim që realizoi "Marrëveshjen e subvencioneve të peshkimit", përfundoi bisedimet mbi marrëveshjen e lehtësimit të investimeve dhe ka nxitur OBT-në të përfundojë në mënyrë thelbësore bisedimet mbi rregullat e tregtisë digjitale globale, duke marrë vlerësime nga palë të ndryshme. Krahas kësaj, qysh prej hyrjes në OBT, Kina ka ulur tarifat doganore nga 15.3 % në vitin 2001 në 7.3 % vitin e kaluar dhe niveli mesatar i tarifave për produktet bujqësore është shumë më i ulët se ai i anëtarëve tjerë në zhvillim dhe të zhvilluar të OBT-së. Po ashtu, Kina ka anuluar masat jotarifore, si kuotat e importit, lejet e importit dhe tenderimin  e veçantë, duke zbatuar premtimet për hyrjen në OBT.


Krahas këtyre, Kina ka nxitur aktivisht hapjen e mëtejshme, duke zbatuar sistemin e menaxhimit me listë negative dhe duke pakësuar vazhdimisht kufizimet ndaj investimeve të huaja. P. sh., masa e menaxhimit të veçantë për hyrjen e investimeve të huaja (lista negative) që u publikua më 23 qershor 2020, ka zgjeruar nivelin e hapjes në sektorin e shërbimeve. Në sektorin financiar janë hequr kufizimet ndaj përqindjes së investimeve të huaja në kompanitë e obligacioneve, kompanitë e menaxhimit të fondeve të investimeve në obligacione, kompanitë e kontratave me zbatim të ardhshëm dhe kompanitë e sigurimit të jetës. Në sektorin infrastrukturor, është hequr rregulli që rrjeti i furnizimit të ujit në qytetet me mbi 500 mijë banorë duhet të ndërtohet dhe menaxhohet nga kompanitë me investime kineze. Në raportin e ShBA-së këto masa konkrete nuk shikohen fare. Sigurisht që ato janë fshirë me qëllim!


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mediat e huaja njoftuan që, në fund të vitit 2023, Departamenti amerikan i Tregtisë u ka dërguar dhjetëra letra furnizuesve amerikanë lidhur me kompaninë kineze SMIC, duke u kërkuar atyre të ndalojnë furnizimin e kësaj kompanie. Atëherë, kush po bën kërcënim ekonomik? Kush po ndërton "mure të larta" ndaj tregtisë së lirë? Fakti është shumë i qartë. ShBA-ja fabrikon pretekste të ndryshme për të kufizuar ndërmarrjet teknologjike kineze me konkurrueshmëri ndërkombëtare, duke përfshirë mbi 1 mijë ndërmarrje kineze në listën e sanksioneve. Deri tani, ShBA-ja ka zbatuar sanksione të njëanshme ekonomike ndaj rreth 40 vendeve të botës, çka ka shkaktuar ndikime mbi afro gjysmën e popullsisë botërore. Është qeveria amerikane që po zbaton në mënyrë të gjithanshme shkëputjen tregtare  e teknologjike me pretekstin e sigurisë. Kjo ka shkaktuar kërcënime të mëdha ndaj mëkëmbjes ekonomike të botës, mbyllet komenti i CMG-së.