Legjislatura më e lartë e Kinës fillon seancën e komitetit të përhershëm
2024-02-27 11:15:22

Xinhua

Xinhua

Komiteti i Përhershëm i Asamblesë së 14-të Kombëtare Popullore (NPC), legjislatura më e lartë e Kinës, filloi sesionin e tij të tetë të hënën në Pekin, njofton “China Daily”. Zhao Leji, kryetar i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, kryesoi mbledhjen e parë plenare të sesionit, ku u shqyrtua një projekt-rishikim i Ligjit për Ruajtjen e Sekretit Shtetëror.

Ligjvënësit diskutuan një raport të punës së Komitetit të Përhershëm të Asamblesë, projekt-rendin e ditës të seancës, projekt-listën e emrave të presidiumit dhe sekretarit të përgjithshëm të sesionit, si dhe një projekt-listë emrash të anëtarëve të ftuar në seancë si pjesëmarrës pa të drejtë vote.

Ligjvënësit dëgjuan gjithashtu një raport të kualifikimit të deputetëve dhe shqyrtuan projektligjet që lidhen me personelin. (Fatosi)