Ministri kinez diskuton lidhjet dypalëshe tregtare me kreun e tregtisë të BE-së
2024-02-27 20:57:53

foto nga CMG

foto nga Ministria e Tregtisë e Kinës

Ministri kinez i Tregtisë Wang Wentao zhvilloi bisedime me nënpresidentin ekzekutiv dhe komisionerin për Tregtinë të Bashkimit Evropian Valdis Dombrovskis në Abu-Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku ata ndodhen për të marrë pjesë në një mbledhje të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), sipas një deklarate të Ministrisë kineze të Tregtisë. 

Të dy palët shkëmbyen mendime mbi Konferencën e 13-të Ministrore të OBT-së (MC13), marrëdhëniet tregtare Kinë-BE dhe çështjet ekonomike e tregtare me interes të përbashkët. 

Wang tha se Kina dhe BE-ja, që janë që të dyja mbështetëse të forta të sistemit të tregtisë shumëpalëshe, duhet të shfrytëzojnë rastin e zhvillimit të MC13 për të arritur rezultate pragmatike në reformën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, subvencionet e peshkimit, lehtësimin e investimeve dhe tregtinë elektronike. 

Ai shprehu gjithashtu shqetësimin e madh të Kinës rreth hetimit të mëkëmbjes tregtare të nisur nga BE-ja, si edhe pakënaqësinë serioze për faktin që një hetimi të tillë i mungon baza faktike. (Artan)