Tregu kinez i smartfonëve të palosshëm pati zgjerim në vitin 2023
2024-02-27 16:01:49

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Tregu kinez i telefonave inteligjentë të palosshëm pati rritje me 114.5 për qind në vitin 2023 krahasuar me një vit më parë, tregoi një raport i industrisë, njofton “Xinhua”.

Vëllimi i dërgesave të telefonave të tillë i tejkaloi 7 milionë njësi vitin e kaluar, duke shënuar një rritje vjetore prej mbi 100 për qind për katër vite radhazi, sipas raportit të firmës globale të kërkimit të tregut “International Data Corporation”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Raporti ia atribuoi rritjen e shpejtë përvojës së përmirësuar të konsumatorit dhe një rënie të mëtejshme të çmimeve.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në vitin 2023, telefonat inteligjentë të palosshëm, që kushtojnë 1000 dollarë amerikanë ose më shumë, zunë 66.5 për qind të pjesës së tregut, nga 81 për qind e regjistruar në vitin 2022.  (Fatosi)