Ministri kinez i Tregtisë, Wang Wentao, takohet me shefen e OBT-së
2024-02-27 15:39:02

Foto nga Ministria e Tregtisë e Kinës

Foto nga Ministria e Tregtisë e Kinës

Ministri kinez i Tregtisë, Wang Wentao, u takua me drejtoreshën e përgjithshme të Organizatës Botërore të Tregtisë, Ngozi Okonjo-Iweala, ndërsa merrte pjesë në Konferencën e 13-të Ministrore të OBT-së në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, njofton “CGTN”.

Gjatë takimit, Wang Wentao theksoi përkushtimin e Kinës ndaj OBT-së, duke thënë se Kina do të marrë pjesë aktive në reformat e OBT-së dhe do të rrisë rolin e OBT-së në qeverisjen ekonomike globale.

Foto nga Ministria e Tregtisë e Kinës

Foto nga Ministria e Tregtisë e Kinës

Ai theksoi se Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët për të promovuar Konferencën e 13-të Ministrore të OBT-së për të arritur rezultate më praktike.

Ngozi Okonjo-Iweala vlerësoi Kinën për mbështetjen e saj ndaj punës së OBT-së dhe sistemit shumëpalësh tregtar. Ajo vlerësoi gatishmërinë e Kinës për t'i shqyrtuar çështjet nga këndvështrimi i të gjithë anëtarëve të OBT-së duke mbrojtur të drejtat dhe interesat e veta legjitime.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shefja e OBT-së shprehu gjithashtu besimin se Kina do të luajë një rol edhe më të rëndësishëm në sigurimin e suksesit të Konferencës së 13-të Ministrore. (Fatosi)