OKB, Kina thekson të drejtën e mbijetesës dhe zhvillimit të njerëzve
2024-02-27 17:17:03

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi theksoi që të gjitha palët duhet të mbrojnë të drejtat e njerëzve për mbijetesë dhe zhvillim gjatë një videofjalimi në sesionin e 55-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së që u zhvillua të hënën.


Wang, që është edhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, tha që bota po bëhet më e trazuar, konfliktet dhe krizat janë në rritje dhe mangësitë në qeverisjen globale të të drejtave të njeriut po shtohen.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duke theksuar që konflikti Palestinë-Izrael ka marrë jetën e afro 30 mijë civilëve dhe ka detyruar zhvendosjen e rreth 2 milionë të tjerëve, kryediplomati kinez tha që i gjithë komuniteti ndërkombëtar e ka për detyrë të mbrojë të drejtat e njeriut të gjitha grupeve etnike dhe të të gjithë popujve në mënyrë të barabartë, të drejtë dhe efektive.


Wang u bëri thirrje të gjitha palëve t'i vendosin njerëzit në plan të parë dhe të mbrojnë interesat e tyre, gjë që është baza dhe synimi i të drejtave të njeriut. E drejta e njerëzve për mbijetesë dhe zhvillim duhet të mbrohet si një përparësi dhe me një urgjencë më të madhe.


"Ne duhet të mbrojmë barazinë dhe drejtësinë, të kundërshtojmë përpjekjet për të përdorur të drejtat e njeriut si një pretekst për ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të tjera apo për pengimin e zhvillimit të të tjerëve, të kundërshtojmë veprimet e hegjemonizmit dhe të politikës së forcës dhe të kundërshtojmë praktikën e standardeve të dyfishta," vuri në dukje ministri i Jashtëm kinez.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Wang u bëri thirrje gjithashtu të gjitha palëve të respektojnë të drejtat e të gjitha vendeve për të zgjedhur rrugën e vet të zhvillimit të të drejtave të njeriut. Asnjë vend nuk duhet t'ua imponojë vlerat ose modelet e veta të zhvillimit vendeve të tjera dhe nuk duhet të krijojë grupe të vogla, duke u rreshtuar kundër të tjerëve që kanë pikëpamje të ndryshme.