Muzeu i Krujës priti mijëra vizitorë gjatë vitit 2023
2024-02-26 16:08:32

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë vijon të ngjallë kureshtjen e turistëve vendas e të huaj, shkruan “ATSH”.

Nga janari deri në dhjetor të vitit 2023, muzeu u vizitua nga 110.162 vizitorë, ku 50% ishin vizitorë të huaj, 30% vendas dhe 20% nxënës dhe studentë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në dy muajt e parë të vitit kryesojnë vizitorët italianë, spanjollë dhe polakë, thonë drejtuesit e muzeut, të cilët përbëjnë dhe numrin më të lartë të vizitorëve të huaj te Pazari dhe Muzeu i Krujës.

Në muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale apo riprodhime autentike, që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë. (Fatosi)