Pekini kundërshton sanksionet e BE-së ndaj kompanive kineze lidhur me Rusinë
2024-02-26 21:03:50

foto nga CFP

foto nga CFP

Ministria e Tregtisë e Kinës shprehu të hënën kundërshtimin e fortë ndaj veprimit të BE-së, që përfshiu katër firma kineze në listën e paketës së 13-të të sanksioneve të bllokut kundër Rusisë, duke thënë se këto sanksione të njëanshme e "juridiksioni me krah të gjatë" nuk kanë bazë në ligjin ndërkombëtar dhe nuk autorizohen nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

"Ky veprim bie në ndeshje me shpirtin e konsensusit të arritur në samitin Kinë-BE dhe do të ushtrojë një ndikim negativ ndaj marrëdhënieve ekonomike e tregtare midis dy palëve," shtoi ministria kineze.

Ajo i bëri thirrje BE-së të marrë parasysh gjendjen e përgjithshme të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-BE dhe të mbrojë në mënyrë të vendosur të drejtat dhe interesat e ligjshëm të ndërmarrjeve kineze. (Wang Lei/ Artan)