Kryeministri izraelit nxit miratimin e shpejtë nga qeveria të sulmit në Rafah
2024-02-26 12:21:46

Foto ATSH

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dëshiron të nisë me shpejtësi planet për një ofensivë ushtarake të diskutueshme në qytetin bregdetar jugor të Rafahut, pavarësisht negociatave të vazhdueshme për një armëpushim në luftën e Gazës, shkruan “ATSH”.

Plani do të përfshijë gjithashtu largimin me forcë të popullsisë civile të prekur.

Një avancim i ushtrisë izraelite në Rafah, qyteti më jugor në Rripin e Gazës, konsiderohet shumë problematik, sepse rreth 1.5 milionë palestinezë tani jetojnë atje. Shumica e tyre janë larguar nga lufta nga pjesë të tjera të zonës së mbyllur bregdetare. Ata jetojnë në kushte të mjerueshme në Rafah, kryesisht në tenda ose në rrugë.

Evakuimi i tyre duket vështirë i realizueshëm sepse pjesët e tjera të Rripit të Gazës tani janë shkatërruar ose nuk kanë infrastrukturën e nevojshme për të akomoduar kaq shumë njerëz.

Ofensiva e planifikuar ushtarake në Rafah është kritikuar ashpër nga bota. Madje edhe aleatët si SHBA-ja po i bëjnë thirrje Izraelit të ushtrojë përmbajtje.

“Vetëm një kombinim i presionit ushtarak dhe negociatave të forta do të çojë në lirimin e pengjeve tona, eliminimin e Hamasit dhe arritjen e të gjitha objektivave të luftës”,- deklaroi Netanyahu. (Irma)