"Kina e ardhshme do të jetë përsëri Kinë!"
2024-02-26 15:13:40

"Kina e ardhshme do të jetë përsëri Kinë!" Presidenti kinez Xi Jinping e citoi këtë koment të bashkësisë kineze të biznesit për të theksuar mundësitë që i ofrohen prej Kinës tregut global në samitin e CEO-ve të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit të vitit 2023. Sipas sondazheve të kryera nga CGTN-i dhe Universiteti Renmin i Kinës nëpërmjet Institutit të Studimeve të Komunikimit Ndërkombëtar "Epoka e re", mbi 90 për qind (90.6 %) e pjesëmarrësve globalë vlerësojnë se Kina është një vend i rëndësishëm dhe se thellimi i bashkëpunimit me dobi të ndërsjellë me Kinën është në interesin e tyre. Ky është bërë një konsensus i përbashkët në komunitetin ndërkombëtar.

Kina nuk mund të zhvillohet e veçuar nga bota dhe bota ka nevojë për Kinën që të ketë begati. Në sytë e pjesëmarrësve globalë, Kina nuk është vetëm një forcë nxitëse e rritjes ekonomike globale dhe një mundësi për zhvillimin botëror, por gjithashtu një forcë stabilizuese dhe partnere e besueshme e bashkësisë ndërkombëtare. Në sondazh, deri në 84.5 për qind e të pyeturve globalë mendojnë që Kina është lojtarja ekonomike me ndikim më të madh në botë. 81.9 për qind e atyre që u përgjigjën vlerësojnë se Kina është një vend plot me mundësi dhe se zhvillimi i Kinës do të ofrojë mundësi për botën. Ndërkohë, 75.6 për qind shpresojnë se vendet e tyre do të kenë marrëdhënie të mira me Kinën, duke besuar se pjesëmarrja aktive e Kinës në çështjet ndërkombëtare mund të ndihmojë në mbajtjen e një rendi të drejtë dhe të arsyeshëm ndërkombëtar. Pjesëmarrësit në sondazh vlerësojnë se ndër tetë fuqitë kryesore në botë, duke përfshirë Kinën dhe Shtetet e Bashkuara, marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Kinën do t'u sjellin më shumë përfitime vendeve të tyre. Për ta Kina është po ashtu partnerja më e besueshme.

Besimi dhe shpresat e botës lidhur me ekonominë kineze vijnë jo vetëm nga tregu i madh dhe i qëndrueshëm i Kinës, por edhe nga koncepti i zhvillimit të ekuilibruar, të koordinuar dhe përfshirës që ka ndjekur Kina në shkëmbimet e saj me botën e jashtme. Në këtë drejtim, 63.2 për qind e të pyeturve më shkallë globale vlerësojnë vijimësinë dhe qëndrueshmërinë e orientimit të politikës së jashtme të Kinës, duke besuar se Kina ka luajtur rolin e një "stabilizatori" në botën e trazuar. 64.6 për qind e të pyeturve vlerësojnë se Kina është një vend i përgjegjshëm dhe po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm dhe konstruktiv në qeverisjen globale.

Sot, nga koncepti i një bashkësie me të ardhme të përbashkët për njerëzimin, nisma "Një brez, një rrugë", nismat e zhvillimit global, të sigurisë globale e qytetërimit global e deri në ndërmjetësimin për pajtimin ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit, si edhe nxitjen e arritjes së "Konsensusit të Emirateve të Bashkuara Arabe" gjatë Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin Klimatik, idetë, planet dhe mençuria e Kinës po krijojnë gjithnjë e më shumë besim dhe shpresa te bashkësia ndërkombëtare. Në sondazh, 76.5 për qind e të pyeturve janë të një mendjeje që Kina është një vend i denjë për respekt, 84.2 për qind e vlerësojnë Kinën si një vend të suksesshëm dhe 80.1 për qind besojnë se ndikimi ndërkombëtar i Kinës po rritet dhe presin që Kina të ofrojë përvojë më të vlefshme për qeverisjen globale.