Primaret e Republikanëve, Trump fiton në Karolinën e Jugut
2024-02-26 12:23:39

Foto ATSH

Donald Trump është një hap më afër nominimit presidencial republikan pas një fitoreje masive ndaj Nikki Haley në Karolinën e Jugut, njofton “RTSH”.

Ish-presidenti amerikan fitoi me një diferencë prej 20 pikësh duke shënuar fitoren e tij të katërt radhazi.

Trump lavdëroi unitetin e partisë së tij pas rezultatit në Karolinën e Jugut, duke thënë: “Nuk ka pasur kurrë një frymë si kjo. Unë kurrë nuk e kam parë Partinë Republikane kaq të unifikuar”.

Në ditët përpara votimit në Karolinën e Jugut, fushata e Trump parashikoi se ish-presidenti do të grumbullonte mjaft delegatë për të arritur zyrtarisht nominimin brenda muajit të ardhshëm. (Fatosi)