Kinë, ndahet nga jeta miliarderi i pijeve Zong Qinghou
2024-02-26 14:51:30

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zong Qinghou, krijuesi i grupit "Wahaha", kompania më e madhe pijeve në Kinë,  është ndarë nga jeta të dielën, në moshën 79 vjeçe.


Zong lindi në Hangzhou në dhjetor 1945 dhe është konsideruar prej kohësh si një nga figurat më të dalluara në historinë e biznesit kinez.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ai u listua si njeriu më i pasur në Kinë nga "Forbes" në vitin 2010. Suksesi i tij i pasurimit nga një sfond i thjeshtë ka shërbyer si frymëzim për shumë njerëz në Kinë.


Një nga pikat e kthesës për kompaninë ka qenë kur "Wahaha" u përfshi në një betejë të madhe biznesi dhe ligjore me partneren e vet franceze "Danone" në fund të viteve 2000, duke tërhequr vëmendjen e gjerë ndërkombëtare. Por me zgjatjen e kësaj çështjeje, kompania kineze "Wahaha" doli në krye, duke mbizotëruar përfundimisht tregun kinez.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zong, që me 5.9 miliardë dollarë vitin e kaluar u rendit si njeriu i 53-të më i pasur në Kinë nga "Forbes", është i njohur për frymën e kursimit. Sipas mediave, ai udhëtonte në klasin ekonomik të avionit dhe shpenzonte më pak se 50 mijë juanë në vit. Kjo ka bërë që ai të respektohej gjerësisht nga populli kinez. (Jiang Lei)