Izraeli miraton vazhdimin e bisedimeve të armëpushimit me Gazën, me kusht lirimin e pengjeve
2024-02-26 15:55:27

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Izraeli ka miratuar vazhdimin e bisedimeve me Hamasin për të arritur një armëpushim, me kusht që të lirohen të gjithë pengjet, njofton “RTSH”.

Kabineti i luftës izraelite i dha dritën jeshile dërgimit të një delegacioni në Katar për të vazhduar bisedimet në Paris.

“Lirimi i të gjithë pengjeve, duke filluar nga të gjitha gratë. Një marrëveshje e këtij lloji nuk do të thotë fundi i luftës”, paralajmëroi këshilltari i kryeministrit izraelit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Hamasi, nga ana e tij, pretendon një armëpushim të plotë dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza.

Ky vendim vjen në një kohë kur shumica dërrmuese e palestinezëve janë zhvendosur vetëm në një pjesë të vogël të Gazës, në Rafah.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në të njëjtën kohë, përkeqësimi i situatës humanitare vazhdon në Rripin e rrethuar të Gazës, ku 2.2 milionë njerëz po përballen me kërcënimin e urisë masive, sipas OKB-së.

Sipas burimeve, plani i diskutuar në janar kërkon një armëpushim gjashtëjavor dhe lirimin e 200 deri në 300 të burgosurve palestinezë në këmbim të 35 deri në 40 pengjeve. (Fatosi)