Shitjet e automjeteve komerciale në Kinë u rritën me 79.6 për qind në janar
2024-02-26 12:30:17

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Shitjet e automjeteve komerciale në Kinë u rritën me 79.6 për qind në baza vjetore në 324.000 njësi në janar, treguan të dhënat e industrisë, njofton “Xinhua”.

Shoqata e Prodhuesve të Automobilave në Kinë njoftoi se, në mënyrë të veçantë, rreth 289.000 kamionë u shitën gjatë kësaj periudhe, një rritje prej 81.8 për qind nga një vit më parë.

Të dhënat zbuluan gjithashtu se eksportet e automjeteve komerciale të Kinës kishin arritur në 74.000 njësi në janar, 46.9 për qind më shumë në baza vjetore. (Fatosi)