Kina rinovon alarmin e verdhë për temperaturat e ulëta
2024-02-26 12:19:35

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Observatori Kombëtar i Kinës rinovoi të dielën një alarm të verdhë për temperatura të ulëta në disa zona të vendit gjatë ditëve në vijim, njofton “Xinhua”.

Deri mëngjesin e të mërkurës, temperaturat më të ulëta ditore në disa rajone, duke përfshirë pjesë të Guizhou, Xinjiang dhe pellgun e Sichuan, do të jenë 5 deri në 7 gradë celsius më të ulëta se mesatarja historike për këtë periudhë, bëri të ditur Qendra Kombëtare Meteorologjike (NMC).

Sipas qendrës, disa zona të tjera, duke përfshirë pjesë të Hubei, Hunan, Guizhou dhe Guangxi do të kenë rënie të temperaturave minimale ditore në mbi 7 gradë celsius nën mesataren historike për këtë periudhë.

Qendra Kombëtare Meteorologjike paralajmëroi njerëzit në këto zona të reduktojnë aktivitetet në natyrë dhe u kërkoi autoriteteve lokale të marrin masa paraprake kundër ngricave në rrugë dhe dëmtimeve bujqësore për shkak të ngricave. (Fatosi)