Zonat e mbrojtura në Shqipëri tërhoqën miliona vizitorë në vitin 2023
2024-02-26 15:04:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zonat e mbrojtura në Shqipëri kanë tërhequr një numër të lartë turistësh vendas e të huaj, shkruan “ATSH”. Sipas Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shifrat e larta të turistëve, që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë përgjatë vitit 2023, kanë prekur edhe territoret e zonave të mbrojtura, për të cilat është vënë re një kërkesë e shtuar e vizitorëve për t’i eksploruar ata në forma të ndryshme.

Gjatë vitit të kaluar, këto zona u vizituan nga rreth 4.6 milionë vizitorë, nga të cilët mbi 3 milionë vendas dhe afro 1.6 milionë të huaj.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shkodra kryeson për nga numri i vizitorëve, ndërkohë që pas saj vijnë Fieri dhe Vlora.

Turistë nga vende të ndryshme të botës si Kina, Belgjika, Gjermania, Franca, Holanda, Austria, SHBA-ja, Italia etj, kanë zgjedhur të vizitojnë gjatë 2023-shit atraksionet që ofrojnë zonat e mbrojtura në Shqipëri.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Prioritet po merr dhe turizmi i vëzhgimit të shpendëve, sidomos i atyre ujorë, ku janë shquar Laguna e Karavastasë, Laguna e Nartës, Kune-Vainit, liqeni i Shkodrës, Prespës etj. (Fatosi)