Produktiviteti i ri cilësor ka nxitur energjinë e re të zhvillimit
2024-02-26 20:45:11

foto nga CMG

foto nga CMG

Provinca Zhejiang, ndër krahinat më të zhvilluara të Kinës Lindore, është shumë aktive në tregtimin e energjisë së gjelbër. Pajisjet masive fotovoltaike mbi ndërtesat vendore i kanë shndërruar çatitë në centrale të prodhimit të energjisë.

Shang Jiayi, drejtori i Drejtorisë së Planifikimit të Zhvillimit të Kompanisë së Furnizimit të Energjisë Elektrike të Zhejiang-ut:

Çatitë me sipërfaqe të mëdha janë bërë një burim i çmuar, që energjia e prodhuar në pjesën e sipërme të përdoret atypëraty në pjesën e poshtme të ndërtesës. Kështu, prodhuesit ulin koston, ndërsa përdoruesit gëzojnë energji të lirë.

foto nga CMG

Me arritjen e pjekurisë në përdorimin e pajisjeve fotovoltaike në banesa, provinca Zhejiang po kërkon mundësinë e re të kursimit të energjisë dhe të pakësimit të shkarkimit të karbonit në ndërtesat e mëdha publike. Tani në gjithnjë e më shumë godina të qendrave tregtare, të ekspozitave dhe të zyrave janë vendosur pajisjet fotovoltaike.

Li Wenxing, menaxheri i Departamentit Teknik të Kompanisë së Ndërtimit e Funksionimit të Qendrës së Madhe të Ekspozitave të Hangzhou-t:

Ndërmjet kësaj çatie prodhohet energji elektrike në sasi prej mbi 700 mijë kilovatë në vit, që mund të plotësojë kërkesën për ndriçim në katet nëntokësore dhe në zyrat e kësaj qendre dhe është baras me mbjelljen e mbi 30 mijë pemëve pranë kësaj qendre.

foto nga CMG

foto nga CMG

Duke shfrytëzuar vijën bregdetare më të gjatë në Kinë, provinca Zhejiang ka shpejtuar ndërtimin e centraleve të erës detare gjatë disa vjetëve të kaluar.

Tian Suke, inxhinier i centraleve të erës detare:

Kur fletët e turbinës me kapacitet prej 10 megavatësh bëjnë një rrotullim, sipërfaqja që përfshijnë është sa pesë fusha futbolli dhe mund të prodhojnë energji për përdorimin nga një familje e thjeshtë për 5 deri 6 ditë.

foto nga CMG

Zhvillimi i energjisë së gjelbër në provincën Zhejiang është pasqyrimi i revolucionit të energjisë që është në zbatim e sipër në Kinë. Sipas të dhënave të Administratës Kombëtare të Energjisë të Kinës, deri në fund të vitit të kaluar, kapaciteti i përgjithshëm i energjisë së përtëritshme të instaluar arriti në 1.45 miliardë kilovatë, shifër kjo që e kalon 50 për qind të kapacitetit të përgjithshëm të energjisë së instaluar në mbarë vendin, duke e kapërcyer atë të termocentraleve dhe duke u bërë burimi më i madh i energjisë elektrike në Kinë. Ndërkohë, gjatë vitit 2023 kapaciteti i  energjisë së përtëritshme të instaluar globale ishte 510 milionë kilovatë, dhe Kina kontriboi për gjysmën e saj.

Georg Zanger, avokat i famshëm dhe kryetar i Shoqatës së Biznesit Austri-Kinë:

Sipas studimit të fundit të Shërbimit të Kërkimeve të Parlamentit Evropian (ERPRS), Kina është më e përparuar se BE-ja në teknologjinë e energjive diellore e të erës, të baterive së litiumit, të pompave të ngrohjes dhe të kapjes së karbonit.

Enriko Ceko, drejtori ekzekutiv i Qendrës së Zhvillimit të Vazhdueshëm të Shqipërisë:

Duket se Kina ofron një model ku do të zhvillohen lloje të reja të industrive, paralelisht me përshkallëzimin e investimeve dhe rritjen e produktivitetit në sektorët tradicionalë. Në fillim të shkurtit, lidershipi kinez paraqiti idenë për zhvillimin e forcave të reja prodhuese, që mbështeten në inovacion, për të realizuar një zhvillim me cilësi më të lartë.

foto nga CMG

Nëpërmjet shtimit të investimeve dhe ngritjes së produktivitetit në degët tradicionale, Kina po përpiqet lidhur me formimin e një modeli të ri të zhvillimit të industrisë. Në fillim të shkurtit, lideri i Kinës paraqiti kërkesën për shpejtimin e zhvillimit me produktivitetin e ri cilësor, që do të thotë realizimi i zhvillimit me cilësi të lartë në bazë të novacionit.

Produktiviteti i ri cilësor është një formë e forcave prodhuese të përparuara, që drejtohet nga novacioni, shkëputet nga mënyrat tradicionale të rritjes ekonomike e të zhvillimit, karakterizohet nga teknologjia e lartë, efektiviteti i lartë dhe cilësia e lartë e përputhet me konceptin e ri të zhvillimit.

Wei Qijia, drejtori i Institutit të Kërkimeve Ekonomike Industriale pranë Qendrës së Kërkimeve të Zhvillimit të Këshillit të Shtetit të Kinës:

Zhvillimi në energjinë e re, materialet e reja dhe prodhimin e pajisjeve të nivelit të lartë do të krijojë kushte të mira për nxitjen e produktivitetit të ri cilësor dhe zhvillimi i qëndrueshëm i këtij të fundit do të sigurojë dinamikën e fortë për zhvillimin cilësor të ekonomisë kineze.

Fabio Massimo Parenti, bashkëpunëtor i vjetër i Laboratorit të BRICS-sit pranë Institutit të Kërkimeve Ekonomike dhe Shoqërore të Romës:

foto nga CMG

Duke u mbështetur te novacioni teknologjik, Kina po realizon sistemin industrial më modern dhe po kultivon industrinë e re që mund të nxitë cilësinë e prodhimit. Në Kinë po krijohet gjallëria e re e prodhimit: nga energjia e përtëritshme në informatikën kuantike e deri në robotët industrialë. Kina po përpiqet për zhvillimin e industrisë së re strategjike, duke nxitur tranzicionin e industrisë tradicionale.

Janusz Piechociński, ish-zv.kryeministri i Polonisë:

Është e admirueshme se si Kina po shndërrohet në një fuqi në teknologjinë e re dhe ka pasur suksese të mëdha në fusha si fluturimet ajrore e hapësinore, teknologjia e informacionit dhe modernizimi.

foto nga CMG

Në etapën e re të zhvillimit, nxitja e produktivitetit të ri cilësor është alternativa e domosdoshme e Kinës. Deri në fund të vitit 2023, Kina zotëronte 4 milionë e 15 mijë patenta shpikjesh, 22.4 për qind më shumë se në vitin 2022, duke u bërë i pari vend në botë me mbi 4 milionë patenta të efektshme dhe duke zënë vendin e 12-të për treguesin e novacionit të Organizatës Botërore të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale.

Fabio Massimo Parenti, bashkëpunëtor i vjetër i Laboratorit të BRICS-sit pranë Institutit të Kërkimeve Ekonomike dhe Shoqërore të Romës:

Kina po hyn në etapën e re të zhvillimit dhe ajo ka më shumë grupime të novacionit teknologjik që përfshihen ndër 100 të parat në botë.

Enriko Ceko, drejtori ekzekutiv i Qendrës së Zhvillimit të Vazhdueshëm të Shqipërisë:

Vendosja e rritjes ekonomike në një rrugë të përbashkët me përshpejtimin e inovacionit, si një simbiozë e paevitueshme ... dhe të tëra këto shikohen nga ana e qeverisë kineze edhe si një mbështetje për ekonominë botërore në tërësi, si dhe për ekonomitë e vendeve të varfra dhe në zhvillim në veçanti.