Kina zbulon emrat e anijeve hapësinore për eksplorimin hënor
2024-02-26 12:33:25

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Agjencia Kineze e Hapësirës (CMSA) zbuloi emrat e anijeve të reja hapësinore për misionet e ardhshme të eksplorimit hënor, njofton “Xinhua”.

Anija kozmike e drejtuar nga njerëzit quhet Mengzhou, që do të thotë "Anije ëndrrash". Sipas CMSA, ajo pasqyron faktin se eksplorimi hënor nga njerëzit mbart ëndrrën hapësinore të popullit kinez dhe hap një udhëtim të ri të aventurës hapësinore.

Zbarkuesi hënor quhet Lanyue, që do të thotë të përqafosh hënën. Sipas agjencisë, fjala simbolizon besimin e popullit kinez në eksplorimin e universit.

Emrat u zgjodhën nga afro 2000 propozime të kërkuara nga publiku.

Kina planifikon të zbarkojë astronautët e saj në Hënë para vitit 2030 për të kryer eksplorime shkencore. Plani është të lëshojë dy raketa bartëse për të dërguar një anije kozmike të drejtuar dhe një zbarkues hënor në orbitën hënore.

Anija kozmike dhe zbarkuesi hënor do të takohen dhe do të ankorohen me njëra-tjetrën, pas së cilës astronautët do të hyjnë në këtë të dytën.

CMSA-ja bëri të ditur se deri më tani, kërkimi dhe zhvillimi i raketave transportuese Mengzhou, Lanyue dhe Long March-10 kanë ecur pa probleme. (Fatosi)