2.99 miliardë klikime! Galaja për Festën e Fenerëve 2024 tërheq vëmendje të madhe
2024-02-26 11:50:00

Të dhënat statistikore tregojnë që, deri në orën 8 të së dielës, transmetimi i drejtpërdrejtë i Galasë së Festës së Fenerëve në platformat multimediatike  të CMG-së është ndjekur nga 353 milionë persona. Në mediat e reja është ndjekur 184 milionë herë transmetimi i kësaj galaje, ndërsa në televizione galaja ka tërhequr 169 milionë shikues, shifra këto që janë më të larta se vitin e kaluar.


Në rrjetet sociale, postimet mbi këtë gala kanë tërhequr 2.99 miliardë klikime, duke krijuar 140 tema të nxehta. Në mediat e reja, videot përkatëse janë luajtur mbi 250 milionë herë.


Agjencia e lajmeve "CCTVplus" u ka ofruar mediave globale 18 programe e njoftime dhe mbi 80 lajme në gjuhë të ndryshme, të cilat janë cituar dhe transmetuar nga 18 media kryesore të 13 vendeve e rajoneve të botës, si Britanisë, Italisë, Rusisë, Spanjës dhe Brazilit, duke përfshirë BBC, RAI, VGTRK, RTVE, BAND etj.


Platformat e CGTN-it në 68 gjuhë kanë bërë 1210 njoftime, duke tërhequr 170 klikime globale. Rrjeti social "CCTV.com" bëri transmetim të drejtpërdrejtë të kësaj galaje, duke shënuar 288.5 milionë shikime në internet, 27 % më shumë se në vitin e kaluar.


Krahas kësaj, videoja promovuese e Galasë së Festës së Fenerëve 2024 është shfaqur në 2627 ekrane të mëdha në 25 qytete të 17 vendeve të botës, si ShBA, Gjermani, Itali, Rusi, Afrikën e Jugut, Brazil dhe Emiratet e Bashkuara.


Për programet e CMG-së mbi këtë gala, përdoruesit e vendeve të ndryshme kanë shkruar komente, ku kanë shfaqur dashurinë e tyre për kulturën dhe festat kineze. Felix Prestes nga Spanja tha: “Kultura është baza e një vendi. Gëzuar festën!” Cham Gurung nga Britania komentoi: “Programi i galasë është shumë mbresëlënës dhe më pëlqeu shumë”.

(Jiang Lei)