Kina dënon raportin e ShBA-në mbi përputhjen e Kinës me rregullat e OBT-së
2024-02-26 15:25:30

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina kundështon me vendosmëri Raportin e Kongresit mbi Përputhjen e Kinës me Rregullat e OBT-së për vitin 2023, të publikuar nga Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se ky raport ekspozon plotësisht njëanshmërinë dhe politikën e ngacmimit të palës amerikane, tha të hënën një zyrtar i Ministrisë kineze të Tregtisë. 

Pala amerikane ka shpërfillur arritjet e mëdha të Kinës në përmbushjen e angazhimeve të saj ndaj Organizatës Botërore të Tregtisë, trillon shtrembërime mbi përparimin e Kinës në zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe mohon kontributet e rëndësishme të Kinës për sistemin tregtar shumëpalësh dhe zhvillimin ekonomik botëror, u shpreh zyrtari.