Kina lëshon satelitin e ri eksperimental të teknologjisë së komunikimit
2024-02-26 16:14:51

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina dërgoi me sukses në hapësirë një satelit eksperimental të teknologjisë së komunikimit nga vendi i nisjes Wenchang në provincën jugore të ishullit Hainan, njofton “CNTG”.

Sateliti, i lëshuar nga një raketë transportuese Long March-5 Y7, hyri me sukses në orbitën e planifikuar.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ai do të përdoret kryesisht për eksperimente të teknologjisë së komunikimit me shumë breza dhe me shpejtësi të lartë.

Ky shënon misionin e 509-të të raketave transportuese të serisë Long March.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Katër deri në pesë raketa mbajtëse Long March-5 pritet të lëshohen këtë vit, sipas Lou Luliang, zëvendësshefi projektues i raketës.

Një frekuencë e tillë synohet të mbahet edhe në vitet e ardhshme. (Fatosi)