Tërmeti me magnitudë 5.8 goditi Xinjiang
2024-02-26 12:15:19

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Një tërmet me magnitudë 5.8 goditi qarkun Akqi në prefekturën autonome Kirgiz të Kizilsu në rajonin autonom Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore, në orët e para të së dielës, citon “Xinhua” autoritetet.

Sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë, epiqendra ishte 24 km larg nga qarku Akqi.

Autoritetet lokale konfirmuan se deri në orën 13:00 të së dielës nuk ishte raportuar për viktima apo shtëpi të shembura.

Sipas Kompanisë Shtetërore të Furnizimit me Energji të Rrjetit në Akqi, rrjeti kryesor lokal dhe rrjetet e shpërndarjes së energjisë po funksionojnë normalisht. Aktualisht, operimet lokale të trenave nuk janë prekur.

Gao Mengtan, ekspert në Institutin e Gjeofizikës të Administratës së Tërmeteve në Kinë, deklaroi se pas një tërmeti me magnitudë 7 ose më të lartë, pasgoditjet në përgjithësi zgjasin nga një muaj në disa muaj, ndërsa frekuenca e tyre zvogëlohet gradualisht. (Fatosi)