Fluksi i investimeve të huaja direkte në Kinë i tejkaloi 112 miliardë juanë në janar
2024-02-25 18:18:26

CFP

CFP

Investimet e huaja direkte (IHD) në përdorim aktual në Kinë arritën në 112.71 miliardë juanë (rreth 15.86 miliardë dollarë amerikanë) në janar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Tregtisë, kjo shënon një rënie prej 11.7 për qind në baza vjetore, bën të ditur “Xinhua”.

Sipas ministrisë, muajin e kaluar, 4588 firma të reja me investime të huaja u krijuan në të gjithë vendin, me 74.4 për qind më shumë në baza vjetore. (Irma)

CFP

CFP