Guangxi aktivizoi përgjigjen emergjente të nivelit IV pas zjarreve të shumta në pyje
2024-02-25 17:43:42

CFP

CFP

Zjarre të shumta pyjore shpërthyen kohët e fundit në rajonin autonom Guangxi Zhuang, duke shkaktuar një përgjigje emergjente të nivelit IV, sipas Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave të rajonit. Deri tani nuk ka pasur viktima.

Nga e diela deri të martën, sistemi kombëtar i monitorimit të zjarrit satelitor zbuloi 22 pika të nxehta në Guangxi veriore dhe perëndimore, treguan të dhënat nga departamenti, citon “China Daily”.

Të mërkurën, një zjarr malor shpërtheu në qarkun Leye të Baise. Erërat e forta kanë bërë që zjarri të përhapet në rreth 133.33 hektarë. Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave dhe Zyra Pyjore e qarkut kanë dërguar grupe pune për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në pyje në qytete dhe qarqe me rrezik të lartë.

Guangxi gjithashtu ka vendosur një ekip prej 315 vetë personel shpëtimi dhe dy helikopterë zjarrfikës për të kryer misione të mbrojtjes dhe shpëtimit në zonat kritike. (Irma)