Studiuesit kinezë përdorin teknologjinë e imazhit të muoneve për të zbuluar minat
2024-02-25 17:58:53

CFP

CFP

Një ekip kërkimor kinez ka përdorur me sukses teknologjinë e imazhit të muoneve për të zbuluar strukturën e brendshme të një depozite minerali, duke ofruar një qasje të re për eksplorimin e mineraleve dhe imazhin e strukturës gjeologjike.

Rezultatet e hulumtimit u publikuan së fundi në internet në Geophysical Journal International, shkruan "China Daily".

Eksplorimi i trupave xeherorë nëntokësorë ka qenë ndër sfidat me të cilat përballet industria minerare. Teknikat tradicionale të kërkimit të mineraleve kanë kosto të lartë ekonomike dhe saktësi të ulët.

Si një nga grimcat themelore në natyrë, muonet kanë një aftësi të konsiderueshme depërtimi. Krahasuar me pajisjet konvencionale me rreze artificiale, ato kanë avantazhe të pakrahasueshme, tha Liu Zhiyi, udhëheqës i kërkimit në Universitetin Lanzhou.

Teknologjia e imazhit të muoneve pritet të ofrojë një zgjidhje më efikase për zhvillimin dhe shfrytëzimin e burimeve minerale.

Teknologjia gjithashtu mund të konfirmojë pozicionin dhe formën e mineraleve përmes skanimit në shkallë të gjerë, duke reduktuar kostot dhe rreziqet, si dhe duke përmirësuar efikasitetin.

Teknologjia e imazhit të muoneve redukton dëmtimin dhe ndotjen mjedisore, krahasuar me metodat tradicionale të eksplorimit, si shpimi në tokë ose përdorimi i eksplozivëve. (Irma)