“Volvo” zgjeron selinë e Azi-Paqësorit në Shangai
2024-02-25 16:43:08

CFP

CFP

 “Volvo” ka filluar në Shangai ndërtimin e fazës së katërt të selisë së tij në Azi-Paqësor. Ndërtimi i qendrës së baterive është projekti kryesor i kësaj faze.

Sipas kompanisë, qendra do të zgjerojë biznesin e të gjithë zinxhirit të vlerës së kompanisë, duke mbuluar shërbime të tilla si mirëmbajtja pas shitjes dhe riciklimi i lëndëve të para, bën të ditur “Xinhua”.

Gjithashtu do të krijohet një qendër trajnimi dhe pritet të ofrojë trajnime në fushën e produkteve, elektrifikimit dhe mirëmbajtjes së automjeteve me energji të re.

CFP

CFP

Jim Rowan, president dhe shefi ekzekutiv i “Volvo Cars”, tha se zgjerimi i selisë do të kontribuojë në rritjen dhe zhvillimin teknologjik të kompanisë në Kinë. (Irma)