Presidenti Xi i përgjigjet letrës nga nxënësit e shkollës së mesme Muscatine të Iowa-s
2024-02-25 15:05:14

Me rastin e Festivalit Kinez të Fenerëve të Vitit të Loong-ut (Dragoit), presidenti kinez Xi Jinping iu përgjigj të shtunën një letre të dërguar nga nxënësit e shkollës së mesme Muscatine në shtetin amerikan të Iowa-s dhe u dërgoi atyre kartolina për Vitin e Ri. Nxënësit e kësaj shkolle kishin vizituar Kinën në fund të janarit.

Në letër, Xi u shpreh urimet e festës mësuesve dhe nxënësve të shkollës, duke inkurajuar më shumë të rinj amerikanë të vijnë në Kinë për shkëmbime dhe studime. Xi vuri në dukje se letra e nxënësve amerikanë përmbante karaktere kineze të shkruara bukur si dhe dragoin kinez të pikturuar gjallërisht me dorë, i njohur gjithashtu si "Loong", Murin e Madh dhe pandat. Presidenti kinez tha se ndihej i lumtur për vizitat e nxënësve në disa qytete kineze, ku panë panda, shijuan ushqimet kineze, përjetuan kulturën e saj dhe u argëtuan në shumë aktivitete rinore.

Duke cituar thënien kineze "të shohësh është të besosh", Xi tha se populli i ngrohtë dhe miqësor amerikan që takoi gjatë vizitës së tij të parë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1985 i kanë lënë atij një përshtypje të pashlyeshme. Gjatë udhëtimit të tij në Shtetet e Bashkuara në nëntor të vitit 2023, Xi deklaroi një program për të ftuar 50 mijë të rinj amerikanë në pesë vitet e ardhshme në Kinë për shkëmbime dhe studime.

Me mbështetjen e presidentit Xi, më shumë se 20 nxënës të shkollës së mesme Muscatine bënë një vizitë shkëmbimi në Pekin, Shangai dhe provincën Hebei, mes vendeve dhe rajoneve të tjera në Kinë, nga 24 deri më 30 janar, duke u bërë grupi i parë i studentëve amerikanë që vizitojnë Kinën sipas këtij programi. (Xu Guang)