Dënim më i ashpër i pret shkelësit e të drejtave të pronësisë intelektuale për farat
2024-02-25 16:51:45

CFP

CFP

Kina do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale që përfshijnë farat, me ndëshkime më të rrepta për shkelësit, për të ndihmuar në sigurinë ushqimore dhe avancimin e inovacioneve teknologjike në sektorin bujqësor, tha një zyrtar nga gjykata e lartë e vendit, citon “China Daily”.

Gjykata ka vendosur masë ndëshkuese, që do të thotë kompensim mbi dëmin aktual, për shkelësit në gjithsej 11 çështje që nga fillimi i saj.

Në një rast, gjykata urdhëroi një operator të platformës së informacionit të paguante 3 milionë juanë (417.300 dollarë) si dëmshpërblim, pasi u zbulua se kishte shkelur të drejtat e pronësisë të një varieteti të ri orizi.

Të dhënat e nxjerra nga gjykata e lartë treguan se nga janari 2019, kur u krijua Gjykata e Pronësisë Intelektuale, deri në fund të vitit të kaluar, ajo kishte trajtuar 481 çështje lidhur me varietetet e reja të bimëve, nga të cilat 364 ishin përfunduar. (Irma)