PBB-ja e rajonit Pekin-Tianjin-Hebei u rrit me 90 për qind në dekadën e fundit
2024-02-24 16:50:30

CFP

CFP

Rajoni Pekin-Tianjin-Hebei pati rritje të produktin të brendshëm bruto (PBB) me 90 për qind në 10.4 trilionë juanë (rreth 1.46 trilionë dollarë amerikanë) në vitin 2023 krahasuar me nivelin në 2013-n, treguan të dhënat zyrtar, citon “Xinhua”.

Në lëvizjen e funksioneve të tij jokapitale, Pekini ka mbyllur mbi 3000 kompani prodhuese dhe ka mbyllur ose përmirësuar rreth 1000 tregje dhe qendra logjistike gjatë dekadës së fundit, deklaroi në një konferencë shtypi Liu Bozheng, zëvendësdrejtor i zyrës së Pekinit që mbikëqyr integrimin e rajonit Pekin-Tianjin-Hebei.

Sipas tij, përqindja e njësive të reja të biznesit në industritë e nivelit të lartë që mbulojnë teknologjinë, tregtinë, kulturën dhe informacionit u rrit në 66.1 për qind në vitin 2023 nga 40.7 për qind në 2013-n.

Gjatë dekadës së fundit, ndërmarrjet nga Zhongguancun, një zonë kombëtare e zhvillimit industrial të teknologjisë së lartë në Pekin, ngritën mbi 10.000 degë në Tianjin dhe Hebei. Ndërkohë, ndërmarrjet nga Pekini kryen 49.000 investime në dy rajonet fqinje me vlerë 2.3 trilionë juanë.

CFP

CFP

Me rritjen e ritmit të integrimit, rajoni ka ndërtuar më shumë hekurudha dhe autostrada për të rritur lidhjen mes qyteteve.

Të dhënat tregojnë se rajoni Pekin-Tianjin-Hebei ka mbi 11.000 km linja hekurudhore, me mbi 30 për qind më shumë nga viti 2013 dhe gati 11.000 km autostrada, mbi 40 për qind më shumë se 2013. (Irma)