Shoqëria Juridike e Kinës zotohet të përmirësojë aksesin në shërbimet bazë ligjore
2024-02-24 15:18:35

CFP

CFP

Shoqëria Juridike e Kinës (CLS) u zotua se do të përmirësojë aksesin ndaj burimeve dhe shërbimeve ligjore në nivelin bazë të vendit.

Degët në mbarë vendin do të ofrojnë shërbime juridike në nivelin parësor dhe do të inkurajojnë anëtarët e tyre që të luajnë një rol aktiv në ofrimin e shërbimeve, si konsulencë ligjore dhe popullarizimi i njohurive ligjore, shkruan “Xinhua”.

CLS do të angazhojë ekspertë ligjorë për të ofruar shërbime këshillimi për komitetet e partisë dhe qeveritë në nivelin parësor në lidhje me vendimmarrjen, parandalimin dhe kontrollin e rrezikut, ndërmjetësimin e mosmarrëveshjeve dhe trajtimin e ankesave publike ekzistuese prej kohësh.

Drejtori i CLS-së, Wang Chen, deklaroi se organizata duhet të japë më shumë kontribute në qeverisjen sociale dhe të ndihmojë në rritjen e rolit të sundimit të ligjit në ndërmjetësimin e mosmarrëveshjeve dhe trajtimin e ankesave publike. (Irma)