Galaja e Festës së Fenerëve e CMG-së takohet së shpejti me audiencën botërore
2024-02-24 18:21:20

Foto:CMG

Foto:CMG

Galaja e Festës së Fenerëve e CMG-së do të transmetohet në orën 8 të mbrëmjes së të shtunës sipas orës së Pekinit. Pas Galasë së Festës së Pranverës, Galaja e Festës së Fenerëve që përmban pjesë të larmishme artistike, si këngë, valle, skeçe, opera tradicionale, ushtrime akrobatike etj., është një ndër shfaqjet më të ndjekura në Kinë gjatë kremtimeve për Vitin e Ri Kinez. 

Foto:CMG

“Retë shumëngjyrëshe që ndjekin hënën”(Foto:CMG)

Foto:CMG

“Dreri bulurit”(Foto:CMG)

Foto:CMG

Shfaqje të operave tradicionale kineze(Foto:CMG)

Në pjesën “Retë shumëngjyrëshe që ndjekin hënën” janë ndërthurur shumë lloje artistike, si opera kantoneze, interpretim me vegla muzikore, balet etj., duke krijuar një atmosferë romantike me lule të bukura dhe hënë të plotë. Kori i fëmijëve nga provinca Yunnan do të sjellë një këngë të bukur, të titulluar “Dreri bulurit”, me një tekst të përzgjedhur nga vepra letrare mbi 3000-vjeçare “Libri i këngëve”. Në numrin akrobatik “Luleradhiqe në qiell”, artistët nëpërmjet mjeshtërisë së lartë tregojnë plotësisht gjallërinë e natyrës në pranverë. Përveç Pekinit si vend kryesor, edhe artistët në katër vende dytësore do të ofrojnë pjesë të larmishme, si “Pranvera vjen në Xiaoxiang” nga qyteti Changsha, “Nata e bukur në Changan” nga qyteti Xian, “Samavari i gjyshit” nga qyteti Kashgar i Xinjiang-ut etj. Galaja e Festës së Fenerëve do të transmetohet nëpërmjet televizionit, radios, platformave të medias së re, si interneti etj., të Grupit Mediatik të Kinës për shikuesit e të gjithë globit.

Shfaqje në vende të ndryshme organizimi të Gala-së së Festës së Fenerëve(Foto:CMG)

Festa e Fenerëve kremton hënën e parë të plotë sipas kalendarit bujqësor kinez. Është një festë për të parë dritat, për të pritur të mirën e të bukurën dhe për të larguar errësirën e të keqen, gjatë së cilës organizohen aktivitete të larmishme, si shikimi i fenerëve, gjëegjëzat, ngrënia e ëmbëlsirës tradicionale yuanxiao etj.

Viti i Ri Hënor Kinez, ose Festa e Pranverës fillon në ditën e parë sipas kalendarit bujqësor kinez dhe përfundon 15 ditë më vonë, me Festën e Fenerëve.