Qeveria franceze dekreton shkurtime buxhetore miliarda eurosh
2024-02-24 15:22:31

Qeveria franceze njoftoi shkurtime buxhetore në masën 10 miliardë eurove ndërsa po përpiqet të vërë nën kontroll deficitin buxhetor, pasi vendi shënoi një rritje ekonomike që nuk përmbushi pritshmërinë, shkruan “RTSH”.

Kryeministri francez (Foto Rtsh)

Kryeministri francez (Foto Rtsh)

Në këto shkurtime përfshihen edhe 2 miliardë euro që do të shpenzoheshin për programe mjedisore dhe ato të tranzicion energjetik. Shkurtime do të zbatohen edhe për sa i përket shpenzime në sektorë si arsimi, drejtësia, mbrojtja dhe zhvillimi rajonal.

Dekreti për shkurtimet buxhetore që mban firmën e kryeministrit Gabriel Attal u publikua në fletore zyrtare.

Ditë më parë qeveria paralajmëroi se do të ndërmerrte shkurtime të tilla në mënyrë që deficiti për vitin 2024 të mbahej në nivelin 4.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, rritja e të cilit për këtë vit parashikohet të jetë 1 për qind nga 1.4 që pritej. 

Shkurtimet e reja buxhetore vijnë në një kohë që shpenzimet në buxhetin e vitit 2024 ishin reduktuar me 16 miliardë euro. (Irma)